Slloveni Kopaç me deputetët shqiptarë: Çekët kushtëzuan statusin e vendit kandidat

Slloveni Kopaç me deputetët shqiptarë: Çekët kushtëzuan statusin e vendit kandidat

65
0
Shares

Gjatë një raportimi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ish ministër i Financave të Sllovenisë, Janez Kopaç, deklaroi se pa marrëveshjen me CEZ, Republika Çeke nuk pranonte t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Demokratët në sallë nuk u bindën duke theksuar se s’ka pasur asnjë qëndrim zyrtar të tillë të palës çeke.

Janez Kopaç konfirmoi pretendimin e Qeverisë se pa marrëveshjen me CEZ, Republika Çeke do të kishte vënë veton për statusin kandidat të Shqipërisë. Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, tregoi se marrëveshja është firmosur në zyrën e tij dhe se vetëm dy orë më pas çekët hoqën veton.

I pyetur mbi këtë marrëveshje nga kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, socialisti Eduard Shalsi, Kopaç tha se pa të Shqipëria do të kishte mbetur peng i arbitrazhit ndërkombëtar, që sipas tij zgjat deri në 10 vjet.

Por demokratët vazhdojnë të mos besojnë se Republika Ceke ka kushtëzuar dhënien e statusit të vendit kandidat me marrëveshjen mes Tiranës dhe CEZ.

Sipas demokratit Ruli, marrëveshja është udhëhequr nga inferioriteti e jo nga kurajo, pa harruar se ka tejkaluar kuadrin kushtetues të vendit.

Komuniteti i Energjisë është një organizëm ndërkombëtar që merret me politikat energjitike. Ai është krijuar në vitin 2005 dhe bashkon vendet e BE-së, ato të Europës Juglindore si dhe vendet e rajonit të Detit të Zi.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY