Kreu i PD-së ka sfiduar Ilir Metën duke i kërkuar që fjalët ti kthejë në vepra për miratimin e projektligjit për hetime CEZ.
Sfidën e tij Basha e ka bërë publike në përfundim të takimit me Ambasadorin amerikan Donald Lu.
Sipas Bashës, në diskutimin me ambasadorin amerikan, çështja e dekriminalizimit është nyja gordiane për zgjidhjen e këtij problemi.
“Jam i lumtur për mbështetjen e gjithanshme të partnerëve ndërkombëtarë. PD është e vendosur dhe nuk bën kompromis, por do të realizojë qëllimin për dekriminalizimin e politikës. Nuk ka dyshim për ne se në parlament ka kundërshtarë të ligjit për dekriminalizmin. Për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit PD nuk bën asnjë kompromis”, përsëriti Basha.
“Përsërisim vendosmërinë për luftë pa kompromis kundër korrupsionit në drejtësi dhe ndaj tentativës për zgjatjen e duarve dhe vënien e drejtësisë nën kontroll nga qeveria”, shtoi Basha, duke konfirmuar edhe depozitimin sot në Kuvend të projektligjit për hetimin ndërkombëtar të aferave të CEZ.
“Përshëndet mbështetjen e kryeparlamentarit dhe kërkoj që mbështetjen me fjalë të kthejë në vepra duke thirrur që sot konferencën e kryetarëve dhe të fusë projektligjin për hetimin e CEZ, në rrugën e miratimit parlamentar, duke i hapur rrugë pranisë së prokurorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të hetimit të aferave të CEZ”, ishte sfifa e kryedemokratit Basha për kryeparlamentarin Meta.
Duke komentuar deklarimin e pak ditëve më parë të Ilir metës, i cili u shpreh se Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe jo të kryeparlamentarit Meta, kreu i PD-së, sqaroi se, “Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryeparlamentar, por e kam kërkuar për akuzat që i janë bërë kur ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, për aferat me kompaninë DIA dhe CEZ”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/