Reforma në drejtësi, fjala e fundit nga komisioni i Venecias. 9 institucione...

Reforma në drejtësi, fjala e fundit nga komisioni i Venecias. 9 institucione emërohen nga mazhoranca

81
0
Shares

Të paktën 9 institucione të reja që kontrollojën gjithë sistemin e drejtësisë dhe krijohen me Kushtetutë, sipas draftit të qeverisë do të emërohen nga mazhoranca pa pjesëmarrjen e opozitës. Kjo është pika më e diskutueshme në komisionin e reformës ndërkohë që shpresat për të penguar një situatë të tillë kanë mbetur tek komisioni Venecias.

Deputeti I PD-së Eduard Halimi tha se opozita nuk e ka mundësinë për të marrë pjesë në përcaktimin e institucioneve që do të ishte një filtër për të frenuar kapjen. “Kjo për ne shkon drejt kapjes. Krijohet përceptimi se do të jetë Edi Rama ai që do të emërojë me 84 vota, kur sot Rama dhe Meta kanë 88 vota, të gjithë anëtarët e lartë të gjyqsorit, ata që do kontrollojnë gjyqtarët, këshillin e prokurorëve, Prokurorin e Përgjithshëm, që do të shkarkohet dhe emërohet nga kjo maxhorancë, anëtarët e KLD-së që do të emërohen nga kjo mazhorancë. Për këtë çështje ne nuk biem dakord”, tha Halimi.

Megjithatë deputeti I PD-sw, ende shpreson se dy palët politike në komision do të gjejnë pika të përbashkëta në gjithë paketën dhe në githë pjesën që bën fjalë për krijimin e institucioneve, që shkojnë në drejtim të luftës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Por opozita është tepër skeptike lidhur me procesin dhe amendamentet që kanë të bëjnë me kriteret e emërimit të gjyqtarëve të cilat lënë mënjanë Shkollën e Magjistraturës, përjashtojnë studentët e Magjistraturës nga karriera në sistemin e drejtësisë dhe kthejnë gjyqtarët, hetuesit, prokurorët e kohës së diktaturës.

Mbledhja e sotme e komisionit të reformës në drejtësi kishte të bënte me procedurën e shqyrtimit të draftit të amendamenteve kushtetuese të përgatitur nga ana e maxhorancës dhe ekspertëve të emëruar prej saj. Opozita, gjatë gjithë ditës ka kërkuar që drafti i amendamenteve të shkonte në Komision të Venecias së bashku me paketën që kishte të bënte me komentet e opozitës lidhur me draftin.

Gjatë kësaj jave, ekspertët e propozuar nga opozita do të përgatisin këto komente dhe është arritur kompromisi që drafti të shqyrtohet në komisionin e Venecias. “Do të jetë Komisioni i Venecias që do të shohë më pas draftin e amendimeve të përgatitur në mënyrë të njëanshme”, tha Halimi duke përshëndetur edhe rolin e Euralius dhe Opdat për të arritur marrëveshjen e mësipërme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY