Dorian Kuqi, 25 vjeçari nga Pogradeci vritet në Siri

Dorian Kuqi, 25 vjeçari nga Pogradeci vritet në Siri

106
0
Shares

Një shqiptar, Dorian Kuqi, dyshohet se ka mbetur i vrarë në Siri gjatë luftimeve përkrah xhihadistëve të ISIS-it.

Kuqi është nga Pogradeci dhe lajmin e kanë konfirmuar vetë familjarët e viktimës, të cilët kanë hapur dyert e shtëpisë për fatkeqësinë.

Kuqi ishte 25 vjeç dhe kishte shkuar në Siri që në vitin 2013 ku luftonte përkrah xhihadistëve të ISIS-it.

Dyshohet se ai ka marrë leksione nga imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla, i cili akuzohet për përhapje të terrorizmit dhe për rekrutim të xhihadistëve. Kuqi ishte nga fshati Rëmenj i Pogradecit, vetëm 1 km larg qytetit.

Pas vdekjes së shqiptarit Dorian Kuqi në Siri, ka folur edhe imami i fshatit. Ai ka deklaruar se lajmin për vdekjen e Dorianit e kanë marrë nga mediat dhe se bashkë me të ka ikur edhe një djalë tjetër në Siri.

“Jemi shumë të tronditur nga ngjarja. Nuk dinim gjë, lajmin e mësuam në media. Bashkë me Dorianin kishte ikur dhe një djalë tjetër në Siri. Ne i mësojmë të mos gënjehen nga këto kauza”, ka thënë Imami Hasimllari.

Dy ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Siri në të njëjtin front, pjesë e forcave terroriste të ISIS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY