Dy persona janë konfliktuar në qendër të kryeqytetit mesditën e sotme ku si pasojë Martin Iskurti me profesion elektroaut ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sahatit në qendër të Tiranës e më pas sherri është zhvendosur në zonën e “Ushtarit të Panjohur”.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave. Ndërkohë i plagosuri nga burime për shqiptarja.com raportohet të ketë marrë 3 plumba 2 në pjesën e barkut dhe një në kofshë dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/