Shijak, vrasja në sy të fëmijëve, gruaja kishte marrë urdhër mbrojtje

Shijak, vrasja në sy të fëmijëve, gruaja kishte marrë urdhër mbrojtje

62
0
Shares

Ngjarja e rendë që ka tronditur në orët e para të ditës së sotme Shijakun, kur burri ka vrarë me armë zjarri gruan dhe vjehrrin e tij, ka ndodhur nën sytë e fëmijëve, ndërsa gruaja ishte nën urdhër mbrojtje.
Nga dëshmitë në vendngjarje, mësohet se Artan Petova ka trokitur në derën e vjehrrit të tij në orën 5 të mëngjesit, atë e ka hapur vajza e tij 10-vjeçare.
Më pas, në derë ka dalë Zaje, gruaja e Artanit e cila pa mbaruar ende mirë pyetjen se çfarë kërkonte i shoqi aty, është qëlluar me plumbat e armës që ai mbante në dorë.
Me të dëgjuar krismat, babi i Zarës, ka dalë në derë dhe ka parë vajzën e tij të mbytur në gjak. Por pa mundur të bëjë asgjë, ai është qëlluar duke mbetur i vdekur në vend nga dora e dhëndrit.
Bëhet me dije se çifti ka dy fëmijë të mitur, vajzën 10-vjeçare dhe një djalë më të vogël.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu, se prej 8 ditësh, viktima Zaje Petova kishte siguruar një urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit. Vendimi i 19 shtatorit, i gjykatës e detyronte Artanin të qëndronte 500 metra larg gruas dhe mos ta takonte atë dhe fëmijët e mitur, urdhër mbrojtje ky që sot ka dështuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY