Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-truproja i Berishës: Veliaj të pavërteta të turpshme, jam jurist jo inspektor mishi

27/09/2015
Ish-truproja i Berishës: Veliaj të pavërteta të turpshme, jam jurist jo inspektor mishi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arjan Adhami, ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha i quan të turpshme dhe të pavërteta deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas të cilit ai punon inspektor mishi në Bashkinë e Tiranës. Adhami, i cili ka një përvojë pune prej 31 vitesh në Gardën e Republikës dhe ka kryer të gjitha kualifikimet e duhura thotë për “Gazeta Shqiptare” se prej dy vitesh punon në Bashkinë e Tiranës si specialist në sektorin juridik të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe se asnjë ditë nuk ka punuar si inspektor mishi në këtë institucion.
“Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, por edhe nga ajo çfarë shkruan më pas gazetat, sipas të cilave unë kam qenë i punësuar si inspektor mishi në Bashkinë e Tiranës, sqaroj opinionin publik se këto deklarata janë të pavërteta. Unë kam dy vite që punoj si specialist në zyrën juridike të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit që nga dita e parë që jam punësuar në këtë institucion”, shprehet Adhami.
Për Adhamin, deklarata e kryebashkiakut të Tiranës është e turpshme dhe e pavërtetë dhe se nuk ka pse habiten njerëzit që ai ka një punë.
“Është e turpshme, sepse është një gjë e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme se ku punoj unë dhe në çfarë sektori. Jam i habitur nga ajo çfarë u tha për mua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nuk e kuptoj. Madje, nuk e kuptoj pse duhet të habiten njerëzit që unë kam një punë. Edhe unë si gjithë të tjetër duhet të punoj diku. Jam lindur dhe rritur në kryeqytet, jam djalë i këtij kryeqyteti, jam shkolluar këtu, kam diplomën e juridikut shtetëror që para 20 vitesh, kam bërë të gjitha kualifikimet e duhura, me master, i licencuar si avokat. Kam 31 vite punë në Gardën e Republikës dhe më takon edhe mua të punoj në institucionet e vendit”, përfundon Adhami.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzoi para pak ditësh paraardhësin e tij, Lulzim Basha, se ka bërë emërime politike në institucionet që janë në varësi të bashkisë, duke punësuar persona të lidhur me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Veliaj ilustroi edhe me foto Arjan Adhamin, për të cilin u shpreh se ka qenë truprojë e Berishës gjatë protestës së 21 janarit të 2011-ës, ndërsa me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë, ishte emëruar sipas tij inspektor mishi. Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk mund të punonte me të emëruar politikë, ndaj me këtë argument iu përgjigj akuzave të këshilltarëve të djathtë në bashki për shkarkimin e 60 punonjësve nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.