Rama në OKB:”Unë jam katolik,gruaja myslimane, kemi 2 fëmijë ortodoks”

Rama në OKB:”Unë jam katolik,gruaja myslimane, kemi 2 fëmijë ortodoks”

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përpara seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, në Samitin e Kombeve të Bashkuara.

Duke trajtuar problematikat e Shqipërisë, kryeministri tha se “Ne jemi duke ndërmarrë një reformë transformuese në drejtësi, një proces jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t’i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim”, tha Rama.

Në fjalim Kryeministri përmendi vlerën e harmonisë fetare në Shqipëri, si një cilësi e nënvizuar edhe nga ati i shenjtë në vizitën në Tiranë.

“Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks. Ndërsa djali tjetër, i sapolindur duhet të vendosë vetë për besimin e tij, edhe pse Papa Françesku e ka bekuar dy herë.

Ai është me fat se jeton në një vend ku askush nuk do t’ia imponojë një besim fetar. Ai jeton në vendin ku Papa Françesku e bekoi për tolerancën fetore”, tha Rama.

Bashkëpunimi rajonal dhe përpjekjet e Ballkanit për t’u afruar me BE-në, ishin një tjetër pikë ku u ndal kryeministri Rama.

 

“Ende në pritje për t’u kualifikuar si anëtarë të BE-së, ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi, ndërmjet nismave konkrete, për të sjellë më afër gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rrisim bashkëpunimin në çdo fushë të jetës. Dihet botërisht se sa më shumë bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sa më shumë bashkëndajmë, sa më shumë jemi të ndërlidhur, sa më shumë e njohim dhe e pranojmë njëri-tjetrin, kemi më shumë shanse që të jetojmë dhe të punojmë së bashku në paqe dhe harmoni. Sigurisht, kjo gjë është thelbësore për qëndrueshmërinë”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY