Jo më shumë se para pesë vitesh lideri i atëhershëm libian Muammar Gaddafi kërkoi që Perëndimi ta mbështetë në luftën kundër kryengritësve që përfshiu vendin. Sipas tij nëse ai binte nga pushteti Libia do të kthehej në port për nisjen e miliona afrikanëve drejt Evropës.
Kadafi u vra nga kryengritësit por një oficer i tij e bëri realitet deklaratën e ish-shefit. Salah Al Maskhout, konsiderohet si koka e trafikut të klandestinëve afrikanë drejt Evropës. Ai u vra të premten nga persona të armatosur sëbashku me 8 bashkëpunëtorë të tij në kryeqytetin vendit, Tripoli.
“Personi, Salah Al Maskhout, ish-oficer i ushtrisë libiane në kohën e kolonelit Muammar Gaddafi, është vrarë nga persona të armatosur, sipas të gjitha gjasave, profesionistë”, shkruan “Libya Herald”.
Baza e Al Maskhout ishte në lokalitetin Zuuara, prej nga merrnin jetë vërshimet e klandestinëve që përpiqeshin t’i shpëtonin luftërave në Lindjen e Mesme.
Lajmin e bën të ditur faqja online e “Libya Herald”, si dhe media të tjera, sipas të cilave vrasja ka ndodhur të premten mbrëma.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/