Ish-deputetja e PD-së ka marrë edhe deklarimin e parë mbështetës nga ana e koalicionit qeveritar për largimin e saj nga PD. Një ndër zyrtarët e PDIU-së, kryetar i klubit “patriotët e rinj”, një organizatë partnere e kësja partie thotë se Doda me largimin nga PD ka thyer një standard të ulët. Arditi Bido nëpërmjet një postimi në Facebook thotës e “Politika shqiptare ka vuajtur nga mercenarizmi ekstrem, nga sahanlepirja dhe entuziazmi i tepruar per ta paraqitur kryetarin e radhes te cilesdo partie si engjellin e rene nga qielli. Dhe kete fenomen te shemtuar, qe na ka shoqeruar ne keto vite liderokracie, e anatemojme sa here na bie fjala. Mirepo, kur dikush e thyen kete standard te ulet, prape nje pjese e bashkeqytetareve tane kerkojne cenin e radhes. Mesila Doda, dje, beri nje hap. Shume jane kunder e shume pro: por, nese duam te jemi besnik te atyre parimeve qe orvatemi me retorike te mbrojme, pa dyshim se ky ishte nje veprim qe theu tabute e mercenarizmit politik”, shkruan Bido, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Idrizit qysh prej unifikimit të partive të komunitetit cam.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/