Ilir Meta kërkon pistë të re hetimesh: 6 kompani të tjera, morën...

Ilir Meta kërkon pistë të re hetimesh: 6 kompani të tjera, morën 4 fishin e DIA

60
0
Shares

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta një ndër më të akuzuarit lidhur me skandalin DIA-CEZ kërkoi sot që të hetohet për cdo veprim që është kryer gjatë periudhës së qëndrimit të CEZ në Shqipëri duke kërkuar vëmëndje të akuzës edhe tek disa kompani të tjera që përfituan nga kontrata të dyshimta me CEZ në kurriz të konsumatorëve shqiptarë.

“Të ndiqet çdo qindarkë se si ka lëvizur, jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA te kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë eurot që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera pas uljes tjetër që i ka bërë ERE-s çmimit të energjisë për të favorizuar CEZ-in. Të bëhet transparencë se te cilat kompani kanë shkuar këto para, cilët persona dhe zyrtarë kanë përfituar dhe si kanë ndërhyrë me veprimet e tyre apo se ç’përgjegjësi mbajnë me mosveprimet e tyre”, tha Meta.

Ndërsa, për hetimin ndaj CEZ-it, Meta tha se qëndron deklaratës për hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë ndërkombëtar, shqiptar dhe parlamentar, në mënyrë që çdo qindarkë që është abuzuar, që është shpërdoruar nga zyrtarët, nga qeveritarët, nga politikanët, nga administratorët shqiptarë, jo vetëm të shkojë në buxhetin e shtetit dhe të dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë, por secili për çdo qindarkë që ka dëmtuar interesat e publikut, interesat e CEZ/OSHEE, interesat e shtetit shqiptar, të marrë dënimin e merituar.

Ai theksoi sërish rëndësinë që ka hetimi i gjithanshëm i aferës së CEZ jo vetëm për kontratat DIA-CEZ por edhe për privatizimin e KESH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY