Trafikanti me targa AA003GB është ende i lirë e i patrazuar, për të “shpjeguar” sa here del, një variant të ri të historisë së tij të dashurise me makinën dhe trafikantët, tha sot në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
“Nëse zoteria i matrikuluar do të ishte një deputet anti-Rama, sot do të ishte në burg për “kallzim të rreme” si Tom Doshi. Por kjo qeveri hallin nuk e ka me “mos-sinqeritetin” por me të pabindurit.
Zotëria AA003GB, thotë me gojën e tij se ka shitur një makine luksi “në të zeze”… teknikisht si berberet që guxojne të rruajne e të qethin pa kasë, si shitesi ambulant i cigareve në trotuar nga i cili gjithashtu shteti do pjesën e tij, dhe nuk i hyn gjemb në kembe…
Ministri AA003GB, me vendim Gjykate i ka sot borxh shtetit dhe individeve të përbaltur padrejtësisht prej tij një shume jo të vogel parash; teknikisht si borxhi që i kushtoi jetën Arif Dodes (që ishte Iinvalid, i papune e në dëshpërim), Qamil Zelës (që ishte një tregtar pakice që përpiqej të jetonte me djersë), si Llazi Nasi (pensionisti nga Novosela) e sa e sa të tjerë viktima të “luftes kundër informalitetit” që sot nuk jetojne më…
Ministri AA003GB që drejton policinë ka shkelur me te dyja kembet Kodin Penal në mënyrë të përsëritur, siç e pranon sa herë flet, por policia arreston e procedon pa asnjë bazë juridike, Fatmir e Indrit Hoxhen, Gentjan Gjonajn e sa të tjerë që burgun e qeverisë së bunkereve e kanë pasur rrisk që para se të lindin,… për shkak te bunkereve…
Ministri i Policise me numer AA003GB, nga policia ruhet 24 orë në ditë, por pranon se mund të shkembejë makina me trafikantë “vetem për pushime”, sepse ministër ai është nga ora 8- ne orën 3, ndërsa 3 me 8, si qytetar privat mund të transportoje veten dhe familjen me taksinë e drogës…”, përfundon deklarata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/