Nuk ishte parashikuar një fenomen i tillë por shoqëria gjermane tashmë e ka identifikuar. Ka shqetësim për rastet e përdhunimit dhe shfrytëzimit të femrave në kampet e refugjatëve.
Sipas një aktivisteje të të drejtave të femrave në Bayernkaserne, Gjermani, ku strehohen rreth 2000 refugjatë, kampi është “bordelloja më e madhe në qytet” ku çmimi për të kryer marrëdhënie me një refugjate femër është 10 euro.
Ndërkohë në Mering, ku një vajzë 16-vjeçare u përdhunua këtë muaj, u është thënë prindërve që të mos i lënë fëmijët jashtë të pashoqëruar dhe femrat të mos kthehen natën në shtëpi, pasi kampi i refugjatëve ndodhet pranë stacionit të metrosë.
“Shumë femra e kanë parë të nevojshme të flenë të veshura me rrobat e ditës. Ato nuk shkojnë më në tualet natën sepse sulme dhe përdhunime kanë ndodhur duke shkuar ose duke u kthyer nga aty. Edhe gjatë ditës, një ecje nëpër kamp të shkakton frikë,” shkruhet në një letër që punonjëset sociale i kanë dërguar parlamentit gjerman.
Sipas tyre, kampet janë kthyer në një vend të rrezikshëm ku ka pasur përdhunime të shumta, sulme seksuale dhe prostitucion të detyruar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/