Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar dhjetë persona, shtetas të Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtatë femra që punonin ilegalisht në lokale me lojëra fati dhe tre meshkuj, njëri prej tyre drejtues i lokalit, të dyshuar për delikte të ndryshme.
Policia në kuadrin e fushatës së saj për shtatë orë të tëra ka bërë kontrollimin e një numri lokalesh dhe të mysafirëve dhe pronarëve që ndodheshin aty, bëhet e ditur në një njoftim me shkrim të policisë. Me këtë rast ajo ka konstatuar se 7 femra që punonin në këto lokale nuk posedonin leje pune prandaj i ka arrestuar, sipas albinfo.
Në lidhje me këto kontrolle janë bërë edhe bastisjet e disa banesave të personave të dyshuar. Në këto raste policët kanë konfiskuar dy revole përfshirë edhe një shurdhues, mbi 20 orë luksoze, dy aparate elektroshok dhe një veturë luksoze.
Të gjithë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë të moshave 19 deri 47 vjeçare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/