Ylli Manjani pret zbardhjen e të palarave të ministrave të kohës së...

Ylli Manjani pret zbardhjen e të palarave të ministrave të kohës së PD, Edmond Haxhinasto e Ilir Meta

135
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi sfidën e hedhur nga kryetari i Partisë Demokratike për të mbështetur nismën e opozitës për një hetim ndërkombëtar për çështjen “CEZ”.
Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Ylli Manjani, pasi i cilësoi shpifje dhe vepra penale deklaratat e Lulzim Bashës, tha se LSI mbështet fuqishëm hetimin ndërkombëtar të kësaj çështje, biles që nga mënyra sesi ka ardhur CEZ e deri kur ajo është larguar, përfshirë këtu atë me kompaninë DIA.
Ai tha se nisma e Bashës dhe hetimi i plotë i aferës së CEZ është një katarsis brenda vetë opozitës, pasi do të dalin në pah emrat e ministrave të kohës së PD, që janë përfshirë në këtë skandal.
Por, në kohën e PD-së, të cilës i referohet Yli Manjani, ministra të energjetikës, ishin të zgjedhurit e LSI-së, Dritan Prifti, Edmond Haxhinasto dhe vetë kreu i kësaj partie, Ilir Meta. Duke qenë se kjo ishte ministria përgjegjëse për marrëveshjen me CEZ, i bie që Ylli Manajani të presë e të fërkojë duart me “ta palarat” ndaj Haxhinastos e Metës.
Në fund, Sekretari i LSI-së deklaroi se kjo forcë politike mbështet çdo formë hetimi ndërkombëtar dhe çdo asistencë të ofruar si për dekriminalizimin, ashtu edhe për reformën në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY