Bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të raportojnë për kompanitë që raportojnë me dy bilance pas një urdhri që ka nxjerrë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
“… në asnjë rrethanë banka nuk mund të pranojë të dhëna financiare të ndryshme nga ato zyrtare, pasi shkel qartazi ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar, duke u bërë palë me skemën mashtruese dhe duke cenuar rëndë detyrimet që rrjedhin nga ky ligj.
Persona të veçantë në bankë mund të konsumojnë veprën penale të parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, duke pranuar me dijeni fshehjen, mbulimin e origjinës së paligjshme të të ardhurave, burimit të tyre etj”, theksohet ndër të tjera në urdhrin për bankat.
Urdhri është shoqëruar edhe me një shembull të një kompanie që jep dy bilance për ta bërë më të qartë kërkesën e drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/