PS po vijon të mbajë pezull kërkesën e dorëheqjes së deputetit Arben Ndoka, duke mos e dorëzuar atë në sekretariatin e Kuvendit, nga ku do të protokollohet e më pas do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit për Mandatet e më pas vijojnë procedurat e zëvendësimit nga KQZ.
Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, konfirmon se “deri më tani nuk më ka ardhur në zyrë asnjë kërkesë nga PS për të kërkuar zëvendësimin e mandatit të deputetit Arben Ndoka”.
Ndërkohë që të kontaktuar në PS nuk japin një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë vonesë për të zëvendësuar mandatin e deputetit.
Pas dorëheqjes nga mandati të deputetit Arben Ndoka, PS është gjendur në vështirësi për të kryer në mënyrë të menjëhershme zëvendësimin e tij me emrat që kanë mbetur në listën shumemërore për këtë qark, për shkak se në këtë listë janë Ndrec Deda, i cili aktualisht është duke ushtruar mandatin e të zgjedhurit si kryebashkiak i Mirditës si dhe Eduard Ndocaj e Kastriot Piroli, njëri i padëshiruar në parti, tjetri ka kryer dy muaj burg.
Në këto rrethana, partia më e madhe e koalicionit të majtë, përballë këtij rasti të paprecedentë, është duke shqyrtuar të gjithë mundësitë që në Parlament të hyjë një kandidaturë e pranueshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/