Nga deputet në fermer, historia e blegtorit Ndre Legisi

Nga deputet në fermer, historia e blegtorit Ndre Legisi

807
0
Shares

Jemi në Zalt. Ish deputeti Ndre Legisi mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë. Kështu fillon një reportazh i shfaqur në emisionin “të paekspozuarit” të Ylli Rakipit në ora news.

“Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI “

ndre legisi deputet mire

I mënjanuar dhe i zhgënjyer nga miqtë e tij më të ngushtë,duke mos e pranuar nënshtrimin, ai fillon betejën me fatin

Ndre Legisi: “Provova të bëhesha avokat, pasi më lidhte shumë si deputet por nuk arrita dot. Isha jashtë të gjitha mundësive për ta kryer këtë profesion. Alternativa e vetme ishte bujqësia , pasi kisha një eksperiencë pune 10 vjet”, thotë Legisi

Si një punonjës shkencor, kishte ëndërruar të bëhej veteriner, por politika ia kishte ndërprerë ëndrrën. Dhe tani që lidhjet me të i kishte shkëputur, pasioni u rikthye. Ish politikani, vendosi të shndërrohej në fermer dhe të ndërtonte një fermë

Ndre Legisi: “Duheshin lekë ta bëje, dhe vullnet. Vullnetin e kisha por duheshin lekët. U reklamua një projekt i AZHBR-së që jepte kredi deri në 300 mln lekë të vjetra”

Këtu në Zalt, në këto shtigje me baltë e me ferra, mes zabelëve të egër, do të kërkonte ta realizonte idenë e tij Ndre Legisi. Por në këtë truall, me banorë të pakët, vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, vështirësitë ishin të mëdha

Ndre Legisi: “Nuk kishte drita. Duhej të sillnim dritat,pastaj duheshin hapur puse se nuk kishte ujë, duheshin hapur rrugë se nuk kishte rrugë. Zona është një pamje shumë e bukur por I largon njerëzit. Megjithatë në atë kohë trishtimi që kisha unë, largimit nga politika, diskutimeve dhe halleve që kisha nuk më bënë përshtypje. E diskutova me djalin që mori përsipër të bënte planin e biznesit. Isha skeptik, pasi pavarësisht nga edukimi, nuk besoja se do ishte I sukseshëm e do fitonte si projekt.

Në jetë, jo të gjithë e kanë mundësinë për një shans të dytë, por kjo, jo për Ndrekën.Ndërsa përballej me vështirësitë e para, një lajm i mirë mbërrin në fshat

Ndre Legisi: “Pasi aplikuam u vlerësuam dhe na u dha kredia. Ishte një moment çlirimi, por dhe entuziazëm i imi, sepse fitoi projekti që bëri im bir. Kjo më rriti pasionin të punoja këtu”

Përmes projektit,ai synonte të transformonte këtë terren të vështirë në një ferme të suksesshme. Por ndoshta, në një mënyrë tjetër, ai filloi të ndryshonte edhe vetë

Ndre Legisi: “E nisa me stallën e vjetër. Mora ca qingja në fillim. Zonën e rrethova me mjete rrethanore. Isha I përkushtuar të hapja tarraca. Mora 30 kokë, ishte mençuri e tim biri që të mos rriskoja shumë. Pasi nëse do funksiononte më vonë do të blinim të tjera.

Transformimi do të përfshinte edhe këtë kodër e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një tarracë ullinjsh, e çliruar prej ferrave shumëvjeçare. 120 rrënjëve ekzistuese do t’u shtoheshin edhe 80 të tjera.

Vullneti për të punuar zgjoi një traditë të hershme familjare: pasioni i dikurshëm për bletët u shndërrua në një aset të rëndësishëm për fermën e sapokrijuar. Falë tij, në Zalt u shfaqën kosheret e para që prodhuan mjaltë.

Ndre Legisi: “Në ndihmë kam dhe një familje këtu. Deri tani ka qenë një biznes familjar”

Në krye të një ekipi të vogël, Ndre Legisi ndryshoi gjithçka. Hapi rrugën, shpoi tokën dhe nxorri ujin. Një pjesë të pronave të fshatarëve, i mori me qera,i mbolli me jonxhë e misër për të ushqyer dhitë. Ngriti një baxho për prodhimin e djathit dhe oborrin përreth stallës e mbolli me perime. Brenda një kohe të shkurtër, lugina u gjallërua. Derisa një ditë në fermë mbërriti një vizitor i veçantë.

Ndre Legisi: Avokat Ngjela i cili pavarësisht nga kushtet e këqija kur ndodheshim në atë kohë ka qenë një mbështetës dhe frymëzues. Por më tha: Me kaq sa e ke nisur ti zotëri, nuk bën dot prokupi, po nuk e rrite dhe ti japësh dimensione nuk mjafton.

Por ndonëse në përmasa të vogla, bilanci në fermë ishte në rritje. Falë kujdesit e përkushtimit, prodhimet ishin mjaft cilësore. Ndaj suksesi i saj nuk kishte mbetur pa rënë në sy!

Ndre Legisi: Pata disa mundësira për të zmadhuar dimensione e kësaj ferme.

Por shpesh, një mënyrë e re e të menduarit është dimensioni i duhur për një vendimmarrje të drejtë. Pikerisht koncepti i partneritetit me biznesmenë të tjerë do t’i garantonte ish politikanit zgjerimin e fermës.

Ndre Legisi: Falë partneritetit me Maksim Caslin, një biznesmen që kishte një fermë në Lushnje hartuam një plan biznesi dhe nisëm të ndërtonim një fermë më të madhe që kisha unë.

Përmes këtij bashkëpunimi mund të sigurohej një sasi më e madhe ushqimi, mund të rritej numri i krerëve të dhive e kështu do të zgjerohej kapaciteti i fermës.

“American Farm” do të pagëzohej inisiativa e re. Falë kësaj ortakërie do të ndërtohej një stallë tjetër, më e madhe dhe moderne. Nevoja për jonxhë e misër do të rriste sipërfaqen e punueshme dhe kërkonte një fuqi punëtore akoma më të madhe në dispozicion. Nga 30 krerë dhi, që kishte në fillim, numri i tyre shkoi, në rreth 700. Bashkë me to u shtua dhe shumellojshmëria e racave.

Ndre Legisi: Dhitë alpine i blemë në Francë. Para nesh atje ka vajtur Gjergj Bojaxhiu, Petrit Ago, Nari i Lundrës.

Por, siç tregon më tej, – ende pa mbërritur mirë në Shqipëri, – një një surprizë e pakëndshme ia fashiti entuziazmin.

Ndre Legisi: Në doganë mësoj që kafshët për therrje nuk paguajnë tvsh, ndërkohë që kafshët për riprodhim paguanin. Dhe 500 kokë dhitë mund të kishin mbetur në doganë nëse partneri im nuk do ishte I gatshëm të likuidonte faturat të cilat nuk ishin pak por 44 milionë lekë

Ndre Legisi: Tani nuk do ti ndërroja me politikanët. Tani jam më i lumtur se jam me Muratin, me Fetiun me këta punëtorët këtu sesa jam ndjerë ngrohtësisht me Edi Ramën për shkak mënyrës si të duan dhe të kundërshtojnë dhe mënyrës si ata të duan dhe mund të ndërtojnë një partneritet .

Këtu në Zalt, në këto kodra të buta, ku ngriti biznesin, ish politikani, zbuloi një realitet të ri. I tërhequr në kopshtin e tij ai kërkon që këtë zgjedhje ta bëjnë dhe të tjerë.

Pas një dite të lodhshme,ai ulet në mencën aty pranë me mikun dhe fqinjin e tij. Eshtë një mencë punëtorësh dhe çmimet janë të lira. Por është një ushqimi shijshëm që sigurohet prej fermave të zonës.

Pas pak, urbani i linjës do ta kthejë në qytet. Kostumin e politikanit e ka hequr prej kohësh dhe në sytë e pasagjerëve ai është një njeri i zakonshëm. Gjashtë vjet më parë ai zgjodhi të bëhej njëri prej tyre dhe vetëm tani arriti të kuptojë me të vërtetë,se çdo të thotë të jesh i tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY