Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi për së dyti dorëheqjen Ilir Metës duke e lidhur atë drejtëpërdrejtë me aferën e CEZ. “Në kushtet për një hetim të pavarur dhe të gjithanshëm për aferën e CEZ është e përfshirë edhe dorëheqja e Ilir Metës” tha Basha gjatë një konference për shtyp sot në selinë e PD-së.
Ai tha se e vetmja mënyrë për të hetuar këtë megaskandal është një hetim ndërkombëtar ndërsa theksoi se Rama-Meta po i bëjnë presion prokurorisë të bllokojë hetimet e pritshme.
Basha tha se ndërsa afera e CEZ po del në pah cdo ditë fijet e kësaj afere mbahen nga duart e dy kumbarëve Edi Rama dhe Ilir Meta. Ndonëse e kanë përdorur dhe po përdorin këtë aferë për të luftuar njëri-tjetrin, në thelb ajo po i mban të bashkuar Edi Ramën dhe Ilir Metën për të mbyllur aferën.
Kryetari i PD-së shpjegoi se Rama është ai që hoqi dorë nga arbitrazhi ndaj CEZ,i kërkuar nga qeveria pararendëse, hoqi dorë duke i falur CEZ 600 milionë euro dhe rreth 2 miliardë euro që CEZ do ti detyrohej shqiptarëve nga arbitrazhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/