Ministri i Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor për shkarkim nga detyra për 10 gjykatës por mungon një. Lista në fakt duhej të ishte me 11 gjykatës, por ministri nuk e ka menduar të udhës që ta përfshijë edhe gjyqtaren nga Lezha, Parashqevi Ademi e cila aktualisht është në burg por procesi gjyqësor vazhdon.
Burgosja nuk e përjashton atë nga radhët e gjyqësorit, tagër që i përket vetëm KLD-së përmes një vendimi. Ajo është gjyqtare por në burg dhe KLD duhet të marrë masë shkarkimi për të, nëse e shikon në përputhje me ligjin ose në proporcionalitet me listën e dorëzuar sot në KLD.
Në listën e zezë të Nacos është përfshirë gjykatësi Rasim Doda i cili ka akuzë të njëjtë me atë të Ademit, marrje ryshfeti në këmbim të lehtësimit të dënimit.
Pra nuk ka dallim mes dy gjykatësve në akuza apo në procesin gjyqësor, pasi edhe Doda është në proces gjyqësor dhe i dënuar, ndërkohë që ashtu si Ademi ka marrë edhe një ndëshkim disiplinor me pezullim nga detyra e gjyqtarit në korrik të këtij viti.
Pikërisht në këtë mbledhje të KLD që u zhvillua në korrik, kryetari i KLD-së, Bujar Nishani, ka propozuar pezullimin e dy gjyqtarëve Parashqevi Ademi dhe Rasim Doda, të arrestuar për korrupsion, mbështetur në kërkesën e bërë nga Prokuroria. Por përfaqësuesit e propozuar në KLD nga mazhoranca aktuale kanë kundërshtuar propozimin. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Nasip Naço nuk ka pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e KLD ku do të vendosej për pezullimin e dy gjyqtarëve të mësipërm.
Atëherë cili ështëarsyeja e diferencimit? Naco nuk e ka thënë por Ademin nuk e ka përfshirë në listën e procedimeve. Dhe sipas ligjit në fuqi inisiativën për procedim disiplinor deri në shkarkim e ka vetëm ministri i Drejtësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/