Kancelarja Angela Merkel, dhe kryeministrat e 16 shteteve të Gjermanisë kane rene dakord që të shpallin vende të sigurta Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Ndër masat për të kufizuar fluksin e migrantëve drejt Gjermanisë është edhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur.
Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.
Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/