Konfirmoet që kryebashkiaku i Tiranës është goditur me shpulla në zyrën e tij, nga një specialiste magazine, e cila sot ishte njohur me urdhrin e largimit nga puna.
Për fatin e mirë të Erion Veliajt, ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e shoqëruesit të tij, e cila ka shmangur një dhunë, me përmasa edhe më të mëdha të gruas së larguar nga puna ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Për të fshehur ngjarjen Veliaj dhe stafi i tij nuk kanë bërë denoncim në polic.
Largimi nga puna
Incident i rëndë, i rrahjes me shpullë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 10.00, në zyrën e tij.
Ngjarja e ka zanafillën te largimi nga puna, që sot në mëngjes i ishte komunikuar specialistes së magazinës Violeta Geca, e cila është në varësi të Drejtorisë së Financës në Bashkinë e Tiranës.
Sipas këtij urdhri Violeta Geca njoftohej se i ndërpriteshin marrëdhëniet në punë dhe për këtë arsye mund të bënte një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse, Itena Ndroqi, ditën e hënë datë 28 shtator.
Shpullat dhe shoqëruesi
Por, punonjësja e shkarkuar nga puna, e ndodhur përballë këtij fakti, po sot në mëngjes ka kërkuar takim në paradhomën e kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe më pas ka hyrë pas debatesh në zyrën e këtij të fundit. Ajo i ka kërkuar shpjegime pse po largohej nga detyra, pasi ishte thjesht një specialiste magazine që mbante një familje me bukë me punën e saj.
Kryebashkiaku Veliaj i kërkoi të dalë jashtë nga zyra dhe ti drejtohet gjykatës për këtë problem.
Pas rezistencës për të dalë kryetari i bashkisë së Tiranës ishte ngritur dhe e kishte kapur për krahu Violeta Gecën, për ta nxjerrë me forcë nga zyra. Ajo ka reaguar me të dyja duart e saj duke ja plasur të dy shpullat në fytyrë.
Ka qenë ndërhyrja e shoqëruesit të Veliajt që shmangu një situatë ndoshta më të pa parashikueshme. Shoqëruesi e kishte kapur për krahësh duke bllokuar Violetën, në tentativën për të goditur sërish kryebashkiakun Veliaj.
Në largim e sipër e larguara nga detyra ka reaguar duke goditur me shkelm edhe shefen e kabinetit.
Asnjë denoncim në polici
Pas këtij veprimi Violeta është shoqëruar në komisariatin nr. 1 të policisë në Tiranë, ku u mbajt për të paktën një orë.
Ndërkohë në zyrën e Erion Veliajt u paraqit një Oficer i Policisë Gjyqësore dhe shefi i Komisariatit nr. 1.
Nga ana e tyre, Veliaj dhe stafi i tij për të fshehur ngjarjen nuk kanë bërë asnjë denoncim dhe kanë kërkuar që Violeta të lirohet.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Rrihet me shpulla Erion Veliaj në zyrën e tij, shkelm edhe shefes së kabinetit
/web/Rrihet_me_shpulla_Erion_Veliaj_ne_zyren_e_tij_shkelm_edhe_shefes_se_kabinetit_7592_1-147.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/