I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pranuar se “Audi”-n e përfolur me targa AA 003 GB, e ka përdorur edhe pas “shitjes” te “kushërinjtë e largët”.
Duke shpjeguar në mënyrë të përsëritur, “ngërçin” që kishte me letrat e makinës, për shkak të një gjobe ndaj fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, Saimir Tahiri ka këmbëngulur se makinën e ka shitur në 6 nëntor 2013 dhe se pas kësaj date “ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje”.
Para këtij pohimi, Tahiri, tentoi të mbrohej për nxjerrjen e të dhënave nga TIMS, të lëvizjes jashtë shtetit së “Audi”-t me tagra AA 003 GB, duke sulmuar dhe akuzuar opozitën se “ata kanë nxjerrë një të dhënë timen nga sistemi TIMS në mënyrë të paligjshme”.
Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të policisë Dritan Zagani, sipas të cilave, në makinën e Tahirit kishte hipur një trafikant droge dhe pronësinë e makinës e kishte verifikuar vetëm një ditë më pas, ministri i Brendshëm, nuk i ka mohuar, por ka shprehur habinë në formë pyetje se “ku e dinte ai që nuk ma kishin vjedhur, apo që nuk e kisha shitur?”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/