Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se Audin që përdorin kushërinjtë e tij të largët të dyshuar si trafikantë droge e ka shitur para se të bëhej ministër.
Por sikurse shpjegoi ai tek Top Story ai nuk ka mundur të ndërrojë pronësinë e makinës për shkak se përfundimi I një gjyqi me fëmijët e Kryeministrit Berisha e pengonte një procedurë të tillë.
“Makinën e kisha shitur para se të bëhesha ministër tek kushërinjtë e mi të largët. Makina është në emrin tim si pjesë e asaj qeverisjeje. Jam dënuar në shkallë të parë dhe në Apel nga Gjin Gjoni me 40 milion lekë dhe në Apel me 20 milionë lekë.
Vendimi parashikonte që për të paguar gjobën e kalamajve të pushtetit, duhet të lija të gjithë rrogën time. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë që targat e makinës të ndërroheshin. Pasi u bëra ministër aplikova për një kredi. Mora kredi dhe kam shitur makinën. Nuk kanë mundur të ndërrojnë emrin për këtë shkak dhe makina figuron në emrin tim. Është e skanuar që makina është shitur në 6.10.2013.
Por edhe pse pretendon se e ka shitur në vjeshtën e 2013 ai thotë se e ka përdorur edhe herë të tjera. “Ajo makinë është përdorur dy herë të tjera nga unë. Unë nuk kam marrë makinë me qira, por meqë ishte në emrin tim kam dalë me familjen”.
Gjatë intervistës ai aludoi sërish për lidhje interesi mes Zaganit dhe ish-qeverisë së djathtë. Ai tha se qeveria e PD-së ka shpërblyer ish-shefin e antidrogës me tokë në bregdetin e Jugut. “Është një njeri shumë afër pushtetit. Një njeri që ish-kryeministri para se të ikte nga detyra i dhuron tokë në Orikum. Zotëria është arrestuar nga Policia për dekonspirim të aksioneve të policisë, fshehje të krimit me pasojë vdekjen dhe shpërdorim detyre. Me deklaratat për mua ka kërkuar azil politik”,deklaroi ministri Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/