Shthurja në PS, Rama nën kontroll ministrat, Ruçi në patronazh deputetët

Shthurja në PS, Rama nën kontroll ministrat, Ruçi në patronazh deputetët

79
0
Shares

E-maili i kryeministrit Edi Rama për ministrat e tij, i publikuar disa ditë më parë, me “porosinë” e tij për të nxjerrë “turkoshakun” jashtë, është vetëm sipari i “mungesës së disiplinës” në radhët e qeverisë.
Një vendim më i fundit i qeverisë, i 9 shtatorit 2015, ka zëvendësuar e-mailin e Ramës për ministrat, këtë herë për sa i përket mungesës së koherencës në politikën e jashtme.
Për këtë arsye, Rama ka “sanksionuar”, që ministrat fillimisht duhet të marrin leje me shkrim për tematikën e diskutimit dhe më pas duhet ët përgatisin relacion dhe t’ia dorëzojnë ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për bisedat e tyre me diplomatët e huaj.
Po kështu, kontaktet me diplomatët e huaj brenda dhe jashtë vendit por dhe vizitat jashtë nuk do të jenë më aq te thjeshta për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit, pasi që nga sot e në vazhdim ministrat duhet të marrin lejen me shkrim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për vizitën dhe më pas duhet të marrin miratimin e kryeministrit. Edhe në rastin e vizitave urgjente të punës të paparashikuara, të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, miratimi u jepet drejtpërdrejt nga Kryeministri, mbështetur në kërkesën e tyre. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni, në çdo rast, për realizimin e këtyre vizitave.
E njëjta situatë “shthurje” duket se reflektohet edhe në grupin parlamentar ët PS-së.
Në këto rrethana, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, është detyruar t’ju tërheqë vërejtje deputetëve të PS-së, për mungesat e tyre në seancën plenare të ditës së enjte. Ruçi ka kërkuar pjesëmarrjen e plotë të grupit gjatë punimeve të Parlamentit.
Kreu i Grupit socialist ka kërkuar që të anulohen të gjitha lëvizjet jashtë Tiranës të deputetëve dhe ditën e enjte ata të jenë të angazhuar vetëm në seancën plenare, pasi sipas tij, përfaqësimi i Grupit Parlamentar ditën e seancës plenare është shumë i rëndësishëm.
Gjithashtu, kreu i Grupit Parlamentar ka kërkuar angazhim të deputetëve në debatin politik të seancës plenare, si edhe në mbledhjet e tjera të Grupit Parlamentar socialist. Kreu i deputetëve ka përsëritur kërkesën e tij ndaj ministrave për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur vetë ata projektligjet që qeveria dërgon në Kuvend dhe jo të përfaqësohen nga drejtorët juridikë apo specialistët e ministrive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY