PD ka vazhduar sot denoncimet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Deputeti Gent Strazimiri duke publikuar policën e sigurimit të makinës “Audi” me targa AA 003 GB, ripërsëriti faktin se ministri ka gënjyer dhe se ky automjet është i tij., Ai ka kërkuar që Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.
“Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.
Gënjen paturpësisht.
Nuk e ka shitur.
Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA 003 GB. Pronar, Saimir Tahiri.
Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.
Por ai është krenaria e Edi Ramës.
Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut.
Linja AA 003 GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie.
Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri”, u shpreh Strazimiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/