Librazhd, hajduti plagos me thikë fqinjin e shtëpisë që do të vidhte

Librazhd, hajduti plagos me thikë fqinjin e shtëpisë që do të vidhte

70
0
Shares

Një i ri ka tentuar të vjedhë një banesë por ka ndeshur në rezistencën e të zotit ët shtëpisë si dhe të banorëve të lagjes, ndërsa ka plagosur me thikë njërin prej fqinjëve. Më pas, hajduti agresor, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj   ngjarje.
Sipas specialistëve për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd, mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit J. Gj., banues në fshatin Shijon Elbasan.
Të njëjta burime saktësojnë se ky person u arrestua pasi, është futur për të vjedhur në banesën  e   shtetasit Sh. K., vjeç 51 por më pas është konstatuar nga familjarët,të cilët kanë njoftuar komshiun e   vet dhe policinë.
Gjatë përpjekjes për t’u larguar, autori ka goditur me thikë në gjoks 21-vjeçarin A. Zh., banues në  Librazhd, komshiun e të zotit të banesës, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut   për jetën.
Mbërritja në kohë e efektivave të policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje  si dhe prangosjen e autorit të krimit.
Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua, një thikë dhe një çantë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën  penale  “Plagosja e  rëndë me dashje” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 88,   134 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY