Kryeministri Isa Mustafa është gjuajtur me vezë nga deputetët e opozitës gjatë kohës sa raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Kanë qenë deputetët e VV-së, AAK-së dhe NISMA-s, ata që kanë sulmuar kreun e qeverisë kosovare me vezë. Në atë moment sigurimi i Kryeministrit ka hapur çadrën duke e mbrojtur atë.
Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërtitur “Turp trup turp” dhe ka kërkuar 10 minuta pauzë.
Po ashtu, Veseli ka kërkuar edhe largimin nga salla e Kuvendit të sigurimit.
Kryeministri Mustafa gjatë kohës sa është gjuajtur me vezë ka bërë të ditur se pakoja e marrëveshjeve në Bruksel është në pajtueshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe të gjitha ligjet. Po ashtu sipas Kryeministrit Mustafa dialogu në Bruksel është arritur ngushtë me partneritet ndërkombëtarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/