Autoritetet në Itali finalizuan me sukses dy operacione antidrogë dhe sekuestruan 67 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë dhe një sasi e madhe municionesh, të cilat sipas policisë italiane vinin nga Shqipëria.
Mediat italiane bëjnë të ditur se në këto operacione u arrestuan dy shqiptarët, Hendri Kapllani 28 vjeç dhe Ervin Gerbaj, 34 vjeç të dy nga Vlora, si dhe shtetasi italian Salvatore Giovanni Pacifico 55 vjeç.
Rezultatet e operacionit u prezantuan nga prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta i cili theksoi se kapja e sasisë së drogës dhe armët provojnë se tregu shqiptar është ende aktiv.
Sipas Mottas, edhe heroina, e cila është e provuar se vjen nga Pakistani dhe Afganistani, vijon të vijë tranzit në Itali nga Shqipëria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/