Dritan Zagani nën mbrojtje ndërkombëtare, denoncoi ministrin Tahiri

Dritan Zagani nën mbrojtje ndërkombëtare, denoncoi ministrin Tahiri

54
0
Shares

Ish-oficeri i antidrogës, Dritana Zagani ndodhet nën mbrojtjen ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga Lulzim Basha i cili ndërkohë që po kërkonte sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se oficeri që denoncoi lidhjet e ministrit me trafikantët e drogës dhe kontigjentët e policisë është nën mbrojtjen e ndërkombëtarëve.

Dritan Zagani ndiqet nga drejtësia shqiptare. Më 2 shtator ai kishte gjyqin por nuk u paraqit dhe gjykata deklaroi mungesën e tij. Mendohet se Zagani ka lënë Shqipërinë dhe ndodhet tashmë në një nga vendet e Europës.

Sipas ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama, Zagani duhej të vinte përpara drejtësisë shqiptare ku edhe të artikulonte akuzat që bëri publike. Zagani tha gjatë një interviste dhënë gazetarit Basir Collaku se makina e Saimir Tahirit një Audi8 përdorej nga kontingjente të policisë që dyshoheshin për trafik ndërkombëtar droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY