Ish-kryeminisiri Slai Berisha, ka denoncuar rrethimin e selisë së PD, mbrëmë, nga forca të shumta policie.
Krahas denoncimit, ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, “mos i provoko dhe zemëro demokratët se siç të kanë treguar njëherë vrimën e miut ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë që ti të mendosh se mund ti kërcënosh”.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Neo-bllokmeni Edi Rama urdhëron rrethimin stalinist te selisë së Partisë Demokratike!
“Te dashur miq, ne nje akt provokacioni te ulet te tipit stalinist, Edvin Kristaq Rama rrethoi dje me fallangat e tij te krimit, me bandite me uniforme dhe pa uniforme seline qendrore te Partise Demokratike. Me kete akt te mirefillte terrori publik ndaj Partise Demokratike, anetarve e simpatizantve drejtuese te saj, kreu i mafies shteterore dhe krimit te organizuar, kercenoi e perdori force banditeske shteterore ndaj opozites shqiptare dhe partise saj kryesore. Eshte ky rasti ti themi sot kryemafiozit Rama se demokratet, as ti as eterit e tu biologjik e politik dhe as vrasesit e tu me dhe pa uniforme nuk mundet kurre ti trembin, ti themi se mos i provoko dhe zemero demokratet se siç te kane treguar njehere vrimen e miut ata jane gati te ta tregojne perseri, sa here qe ti te mendosh se mund ti kercenosh.
Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi sa me pare ne nje revolucion demokratik per te shporrur pushtetin e bandave dhe te krimit qe po shkaterron vendin!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/