Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Nesër “Dita pa makina”, ja rrugët e bllokuara në Tiranë

21/09/2015
SKEMA/ Nesër “Dita pa makina”, ja rrugët e bllokuara në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës publikon axhendën e aktiviteteve që do të zhvillohen nesër në 22 shtator, në Ditën Ndërkombëtare pa makina. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, prezantoi aktivitetet që do të mbushin hapësirën e Unazës së Vogël, në sheshin “Skënderbej”, si dhe u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të përdorin mjetet alternative të transportit, veç automjeteve të tyre.
Në thirrjen drejtuar qytetarëve, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi që ata të mos i përdorin mjetet e tyre, por të lëvizin me transport publik, të ecin ose të pedalojnë.
Gjithashtu, ai shpjegoi detajet për rrugët që do të bllokohen në 22 shtator, për t’i krijuar mundësi që sheshi “Skënderbej” t’iu kthehet për një ditë qytetarëve.
Në hapësirën brenda Unazës së Vogël aktivitetet do të nisin prej orës 7:00 të mëngjesit deri në 22.00 të mbrëmjes. Për të informuar qytetarët, Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën e plotë të aktiviteteve, si dhe vendin ku do të zhvillohen ato.

Qarkullimi i automjeteve në datë 22 shtator

Qarkullimi i automjeteve përreth sheshit Skënderbej, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:


skemaNdalohet qarkullimi i mjeteve në sheshin “Skënderbej” më datë 22 shtator.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
• Në kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.
• Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.
• Në kryqëzimi e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.
• Në kryqëzimi e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.
• Në kryqëzimi e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.
• Në kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George W Bush”, drejtim i detyruar djathtas.
• Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi “Nënë Tereza” – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas.
• Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
• Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën “Urani Pano”.
• Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do te devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Programi 22 shtator
Aktivitetet që do të zhvillohen brenda Unazës së Vogël:
1. Yoga – Këndi i qetësisë shpirtërore (Sheshi Skënderbej, ora 07:00)
2. Celebrimi i dashurisë mbi dy rrota (Sheshi Skënderbej, ora 08:00)
3. Lojërat nostalgjike të rrugës për brezin e ri dhe Këndi i Këmbëzbathurve
4. Markato e gjelbër, promovimi i 13 komunave të Tiranës, promovimi i artistëve të riciklimit dhe produkteve të tyre.
5. “Barrikadat e Muzikantëve” – vendosja e artistëve, pianistë, violinistë dhe kitaristë në udhëkryqet e vizatuara për bllokimin e rrugëve.
6. Recycle Jeans “ Atelieri i makinave qepëse në rrugë.
Ora 09:30- 12:30 Vendndodhja( Kryqëzimi i Rr. M.Shyri me bulevardin)
7. Pantomimet në semaforë
8. Pedalimi shumëngjyrësh i vajzave gjimnaziste
9. Street art (Dj në cep të Parkut Rinia, përballë shatërvanit)
10. Stage me muzikë (Sheshi Skënderbej) :
Teatri ora 9:00 – 10:00
Ansambli i fëmijëve 12:15 – 13:00
Bands 18:00- 23:00
11. Banda e qytetit (Gjatë gjithë bulevardit)
12. Çajtore çiklisti – “Një çaj për një fidan”
Ora 09:00 – 21:00 Vendndodhja (Bulevardi Dëshmorët e Kombit para Galerisë së Arteve)
13. Universiteti Polis “Ekspozitë Open Air”
Ora 08:00 -22:00 (Përballë sheshit Skënderbeut)
14. Muzeu i Biçikletave
Ora 08:30 – 22:00 ( Përpara Muzeut Kombëtar )
15. Vizatime natyrore, simbole gjethesh, lulesh, dielli, hëna në çdo udhëkryq që do bllokohet
16. Pikniku
Ora 18:00 (Lulishtja pas sheshit Skënderbe )
17. Kamping me Çadra
Ora 08:00 – 22: 00 (Përballë Teatrit të Kukullave )
18. Aktivitete Cirku Kombëtar i Tiranës
Ora 09:00 – 22:00 ( Mbrapa Muzeut Kombëtar)
19. Kurse paragliding
Ora 09:00- 22:00 Sheshi Skënderbej dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit
20. Biçikleta Taksi
Ora 09:00- 22:00 Sheshi Skënderbej dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit
21. Gara e vogëlushëve
Ora 09:00- 22:00 Sheshi Skënderbej dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit)
22. Animatore (Parku Rinia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.