Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen mesazhet e familjes Cali me kryeministrin dhe ministrin: Zoti Tahiri deputeti Prenga më ka plagosur, policia nuk po vjen

15/09/2015
Zbardhen mesazhet e familjes Cali me kryeministrin dhe ministrin: Zoti Tahiri deputeti Prenga më ka plagosur, policia nuk po vjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen mesazhet telefonike të familjes Cali, të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
ABC News ka arritur të siguroj tekstin e mesazhit, që Gjok Cali mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prenga i ka shkruar ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit.
Sipas mesazhi, që mban orën 23:46 shtetasi Gjok Cali i shkruan ministrit, duke njoftuar për ngjarjen dhe kërkon ndihmë pasi siç thotë ai policia e Lacit nuk shkon në vendin e ngjarjes.
“Zoti Saimir Tahiri, deputeti Armando Prenga më ka gjuajtur me pistoletë dhe jam i gjakosur, policia nuk vjen fare në vendngjarje. Ju lutem merrni masa”.
Ky mesazh, rezulton se është nisur nga shtëpia e Gjok Calit që ndodhet në Fush-Kuqe, vetëm pak minuta pas përplasjes me deputetin Prenga në rrugën Patok – Laç. Më pas, referuar materialeve të prokurorisë, Gjok Cali i shoqëruar nga policia dhe pjesëtar të familjes së tij është nisur drejt Komisariatit të Laçit për të bërë denoncimin. Dhe pikërisht këtu, pjesëtar të familjes Cali janë përplasur fizikisht dhe me armë me të afërmit dhe deputetin Prenga, ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.
Pasi sherri është qetësuar në komisariat, të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Laçit për të marr mjekimet e para dhe më pas drejt Spitalit Qendror të Traumës në Tiranë. Dhe pikërisht në këtë kohë, rezulton se ministri i Brendshëm i kthen përgjigje Gjok Calit, duke njoftuar se kishte marr masat e duhura.
“Do marr masa patjetër. Është angazhuar e gjithë policia”.
Ky mesazh mban orën 01:33 minuta dhe në atë kohë rezulton se gjithçka ishte shuar mes dy familjeve, të cilët ishin nisur drejt spitalit në Tiranë ku edhe u shoqëruar nga policia së bashku me deputetin Prenga.
Por nuk janë të vetmit këto mesazhe që familja Cali i ka dërguar ministrit të Brendshëm, atë e kanë njoftuar edhe gjatë muajt gusht për ndërtimin e paligjshëm që kompania e vëllait të deputetit po bënte në Lagunën e Patokut. Në mesazh, ata i kujtojnë ministrit se për ndryshimin e një tjegulle në cati arrestohen personat, ndërsa për deputetin që po kryen ndërtim të paligjshëm në Lagunë nuk merren masat.
“I nderuar zoti ministër na fal për shqetësimin, por na duket e pa drejtë që policia e shtetit ndalon fshatarët e mi për të ndërruar 2 tjegulla të shtëpisë dhe deputeti i zonës së Lacit vazhdon ndërtimin në mes të Lagunës së Patokut dhe për çudi policia nuk merr asnjë masë por e mbështet në punimet që bënë. Aq më tepër që në vendin ku po ndërtojnë janë sjellë edhe 400 pisha të sapo prera. Me respekt kryetari i fshatit Patok”.
Ky mesazh mban datën 19 gusht ora 8:23 minuta dhe përgjigjia e ministrit vjen në 9:52 minua, fiks 1 orë e 29 minuta ku ministri i thotë se policia po merr masa për të gjithë qytetarët.
“Policia merr në procedim të gjithë qytetarët, pa dallim, që ndërtojnë pa leje. Në këtë rast, i dërgova policisë shqetësimin tënd për të bërë të gjitha verifikimet”.
Si këto mesazhe, familja Cali ka dërguar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni për procesin e tenderit, procedurat e shkelura nga Ministria e Bujqësisë si dhe vendimmarrja për ndryshimin e pronësisë së licencës së shfrytëzimit, nga familjes Cali te vëllai i deputetit Prenga. Por pavarësisht mesazheve të nisura, rezulton se familja Cali nuk ka marr asnjë përgjigje me telefon. Sic duket edhe nga mesazhet dërguar kryeministrit, familja Cali e ka paralajmëruar dhe ka kërkuar marrjen e masave për këtë tenderim, duke akuzuar ministrin se po i hiqte bukën e gojës peshkatarëve të zonës për t’i bërë nder deputetit të Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.