Për PD, Edi Rama dhe Saimir Tahiri jane dy personat pergjegjes per fshehjen e kerkeses se Interpolit per arrestimin e Mark Frrokut. Deputeti Flamur Noka tha nga selia blu se ata bashkepunuan ne kete krim per te mbrojtur deputetin qe, me deshmine e tij, mbylli hetimet per komplotin e vrasjes se Tom Doshit.
“Skandali i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku, po merr edhe më shumë erë, dhe tashmë kanë mbetur vetëm dy persona përgjegjës për këtë akt të rëndë të rënies së shtetit, të fundosjes së çdo standardi.
Dy personat e vetëm përgjegjës që kanë mbetur tashmë në këtë aferë, janë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
Shefi i interpolit u kthye në detyrë, pasi gjykata e gjeti jo-përgjegjës për fshehjen e kërkesës së Interpol-Brukselit.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi,qe te mbyllte gojen u dërgua me ngritje në Amerikë nga Edi Rama.
Akti i rëndë i fshehjes së kërkesës së interpolit, ky bashkëpunim i hapur me krimin, tashme ka ngelur në derën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.
Eshtë e qartë, se një dokument i tillë, një kërkesë nga Interpoli për një deputet, mund të fshihej për muaj të tërë vetëm nga Ministri i Brendshëm me bekimin e Kryeministrit”, u shpreh Noka.
Sipas demokratëve, ky bashkëpunim kishte arsyet “e forta” të Tahirit dhe Ramës.
“Ky bashkëpunim në krim, u bë për të akuzuarin për vrasje që Edi Rama e bëri deputet, për të akuzuarin që bëri fushatë për Saimir Tahirin në kombinat.
Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, u bë për deputetin që me dëshminë e tij mbylli hetimin për Ilir Metën, i cili u akuzua nga radhët e vetë mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve”, theksoi ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/