Papa Françesku ka paralajmëruar Europën se xhihadistët e Shtetit Islamik mund të përfitojnë nga fluksi masiv dhe të kalojnë në BE pa u vënë re.
Duke folur për krizën e refugjatëve ai ka fajësuar sistemin “e keq dhe të padrejtë” global kapitalist për krizën me të cilën Evropa po përballet tani.
Lëvizja e emigrantëve ekonomikë dhe rrjedha e refugjatëve që ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikës është vetëm “maja e një ajsbergu” të cilin Papa nënvizoi atë që ai beson se është shkaku kryesor i krizës.
“Shkaku është një sistem i keq dhe i padrejtë socio-ekonomik, në çdo gjë, në botë”, tha Papa në një intervistë me transmetuesin katolik portugez Radio Renascenca. “Këta njerëz të varfër janë larguar nga lufta, uria, por kjo është maja e ajsbergut.”
Papa paralajmëroi se ndërsa qëndrimet e përgjithshme të njerëzve në lidhje me pranimin e të huajve kanë ndryshuar për keq, një kërcënim të ri terrorist është i pranishëm që nuk ishte aty më përpara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/