OSBE në Vjenë nuk kërkon falje, por raporti i paverifikuar

OSBE në Vjenë nuk kërkon falje, por raporti i paverifikuar

59
0
Shares

Zyra qendrore e OSBE-së në Vjenë ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet në Tiranë rreth një dokumenti sekret të zyrës lokale në Shqipëri që u publikua pak ditë më parë.

Sekretarit i Përgjithshëm i OSBE-së në Vjenë, Lamberto Zannier, i ka kthyer përgjigje televizionit topchannel.

“Raporti që po flasim nuk është një “raport sekret”. Është një dokument i brendshëm pune, i ngjashëm me dhjetëra dokumente të ndryshme të punës, që secili prej nesh në OSBE përpilon në baza ditore në mënyrë që të ketë një ide se çfarë po ndodh në vende të ndryshme, fusha të ndryshme dhe tematika të ndryshme.

Informacioni i publikuar nuk përfaqëson as politikën e Prezencës së OSBE-së, as nuk është një vlerësim dhe as një gjykim si dhe as nuk formon bazën e raporteve të tjera. Përmbledhja ishte thjesht një koleksion i informacionit nga raportet në media shqiptare dhe akuzat që qarkullojnë publikisht. Prezenca nuk e ka verifikuar informacionin e përdorur, pasi qëllimi ishte për të marrë një pasqyrë të akuzave, jo për të përcaktuar të vërtetën e tyre. Kjo është mënyra normale që organizatat përpiqen për të marrë një pamje më të mirë të situatës nga këndvështrime dhe mendime të ndryshme në çdo vend të caktuar. Shikohet ajo që thuhet në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj. Natyrisht, kur ju përpiqeni të bëni një pasqyrë, ju mblidhni informacion dhe i vini ato bashkë, ndonjëherë edhe të përmbledhur. Dokumentet e tilla përdoren për qëllime informative dhe analitike, jo për të marrë vendime”, përfundon Zannier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY