Disa ndryshime në Kodin e Punës mund të përmbysin statusin e të punësuarve me kontratë punë. Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka alarmuar lidhur me një ndryshim të propozuar nga qeveria sipas të cilit punonjësit edhe nëse fitojnë gjyqin nuk fitojnë të drejtën e kthimit në vendin e punës, por përfitojnë vetëm një vit pagë.
“Ne ndryshimet e propozuara nga qeveria ne Kodin e Punes parashikohet edhe heqja e te drejtes se kthimit ne pune te punonjesve te administrates marredheniet e punes te te cileve rregullohen me Kod Pune.
Punonjesit e administrates marredheniet e te cileve rregullohen me Kod Pune, duhet te gezojne te drejten e kthimit ne vendin e punes nese kane nje vendim gjykate te formes se prere. Kjo e drejte ishte e garantuar me kodin e vjeter. Kemi kerkuar si opozite qe kjo e drejte te mos cenohet e te kete siguri te ekzekutimit te vendimeve te gjykatave ne per ata qe nuk jane nepunes civile”, thotë Majlinda Bregu.
Neni 146 në formën e propozuar është: “ Zgjidhja e kontratës, pa shkaqe të arsyeshme nga punëdhënësi, është e pavlefshme. Punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit”. Ndërsa në variantin e vjetër thuhej: “Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim”.
Zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Socialiste, Genta Sulaj, tha dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit se do ta rishikonte këtë nen”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/