Hasani Halilaj, asnjë fjalë për abuzimet me buxhetin, gati gjysma për skuadrën...

Hasani Halilaj, asnjë fjalë për abuzimet me buxhetin, gati gjysma për skuadrën e futbollit

87
0
Shares

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj deklaroi sot se padia e bërë ndaj tij për abuzime me buxhetin e bashkisë ka prapavijë politike. Sipas tij kjo padi nuk do të ishte bërë nëse ai do të tërhiqej nga një cështje gjyqësore që me deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Më është kërkuar të heq dorë nga cështja gjyqësore por unë nuk e kam bërë këtë, tha Halilaj.

Në vijim ai nuk komentoi lidhur me akuzat që ka ngritur ndaj tij kryetari aktual, Bashkim Shehu.

Dje bashkia e Kukësit publikoi kallëzimin e pare, por jo të fundit, penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, ndaj z. Hasan Halilaj, ish-kryetar i Bashkise Kukës,me akuzën “shpërdorim detyre”.

Sipas akuzës:

-Nuk janë zbatuar procedurat e transferimit të klubit të futbollit në shoqëri aksionere, si Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimet përkatëse, duke lënë shkas për abuzim dhe shkelje të renda ligjore, me dëm ekonomik ndaj Bashkisë Kukës.

-Janë konstatuar financime të pajustifikuara të bëra nga Bashkia e Kukësit për llogari të Futboll Klub Kukësit sh.a.

-Edhe pse nuk ka në disponim raportet financiare të Futboll Klub Kukesit sh.a, ne kundërshtim me ligjin, Bashkia Kukës ka shpenzuar 37.5 % të të ardhurave të realizuara për vitin 2013 për F.K.Kukes dhe 39 % të të ardhurave të realizuara për vitin 2014.

Hasan Halilaj e ka drejtuar bashkinë e Kukësit për tri mandate si përfaqësues i PD-së. Në zgjedhjet e fundit ai konkuroi si përfaqësues i LSI-së, cafrë nxiti edhe deputetin Ben Blushi të quante fenomenin e ndërrimit të partive nga shumë kandidatë, hasanizim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY