Eurodeputetët të alarmuar pas rastit Prenga: Shqipëri si në filma me kauboj

Eurodeputetët të alarmuar pas rastit Prenga: Shqipëri si në filma me kauboj

75
0
Shares

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Eduard Kukan tha, që Brukseli po njihet përditë me raste deputetësh shqiptarë me të dhëna kriminale. Këtë e pohoi edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Por rasti Prenga, duket se ka tronditur shume eurodeputetet.
 
Eduard Kukan, eurodeputet:
Ne kemi dëgjuar për akte kriminale nga deputetë shqiptarë. I fundit ishte zoti Prenga, që qëlloi mbi qytetarët. Kjo është e tmerrshme. Ka kohë herë që në Shqipëri, situata duket si në filma me kauboj. Do më falni, më falni vërtet, por kështu duket.

Ju jeni dy eurodeputetët që keni ndërmjetësuar procesin e dekriminalizimit me palën shqiptare. Ju cituat rastin Prenga, si rastin më të  freskët të deputetëve shqiptarë më të dhëna kriminale. A mendoni se ligji për dekriminalizimin është kthyer në një urgjencë nisur nga rastet e evidentuara në Kuvendin shqiptar dhe jo vetëm?
Eduard Kukan, eurodeputet:
Është vërtet e rëndë të qëllosh mbi qytetarët dhe kjo e bën më urgjente zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe spastrimin e klasës politike, që të mos lejohen persona që kanë të shkuar kriminale që të marrin pjesë në jetën politike. Sa më shpejt që ky ligj të aprovohet, aq më mirë është për të gjithë.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:
I bashkëngjitëm asaj që u tha. Desha të shtoja që gjithë sistemi i drejtësisë duhet të reformohet dhe të  depolitizohet. Depolitizimi i institucioneve është pika më rëndësishme për mua, sepse nëse qytetarët kanë besim te gjyqësori dhe nëse ata janë të vetëdijshëm që prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë të lidhur me politikën e kësaj apo asaj partie, ata do të guxojnë të denoncojnë raste në polici apo në prokurori .
 
Ju thatë, që nuk mund ti cilësoni zgjedhjet vendore si të lira dhe të ndershme dhe dukej se zoti Fleckenstein nuk ndan të njëjtin mendim me ju. Përse?
Eduard Kukan, eurodeputet:
Unë përmenda që raporti i OSBE/ODIHR është kritik. Unë thashë që kishte disa vlerësime pozitive dhe unë i përmenda ato, por kishte tepër shembuj parregullsish etj etj. Isha i gëzuar kur zonja Glover, shpjegoi se ata nuk e kanë përdorur  këtë terminologji, sepse në fakt, në asnjë faqe të raportit nuk gjendet shprehja: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. Prandaj, unë e vura në pah. Por ajo shpjegoi, se OSBE/ODIHR ka disa rregulla dhe kritere që përdor në këtë rast dhe ndoshta për këtë arsye, kjo frazë nuk gjendej në raport. Unë desha të tregoj që është e rëndësishme të jemi objektivë. Kur ka gjëra pozitive t’i themi dhe po ashtu të flasim edhe kur ka gjëra negative. Mua më duket se ka tepër gjëra negative në raportin e OSBE/ODIHR.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:
Ne në fakt jemi tërësisht dakord, vetëm që Kukan thotë gota është gjysmë plot, unë them që është gjysmë bosh. Pra, ne jemi dakord mbi gjysmën dhe që mbetet shumë punë për të bërë.
 
Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein kanë theksuar në komisionin e punëve të jashtme, se ata presin jo vetëm aprovimin e ligjit për dekriminalizimin, por edhe zbatimin rigoroz të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY