Deputeti i PD-së, Astrit Veliaj ka mohuar që në biznesin e tij në arsim të ketë partnerë vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berishën dhe kreun e PR, Fatmir Mediu, ashtu sic shkruhej në një raport sekret të OSBE. Duke folur për gazetën shqip ai thotë se raporti është në formë të një trakti që ia dëmton kredibilitetin OSBE ndërsa për ortakët e tij në biznes mjafton ti hedhësh një sy regjistrit të bizneseve në QKR.
“Raporti i OSBE-së është sipërfaqësor. Gjatë gjithë jetës sime si sipërmarrës nuk kam pasur asnjëherë ortakëri me dikë e jo më më bashkëpronësi me politikanë që më duken njerëz të paaftë për punë serioze e me prestigj si biznesi. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht tek QKR. Jam ndier gjithnjë i fuqishëm për të ecur i vetëm. Kam kaluar shumë regjime por nuk i jam nënshtruar politikës. Gjatë viteve 2007-2013 kam paguar gjoba të padrejta qeverie prej 2 milionë dollarësh. Këto të dhëna i gjeni lehtësisht tek tatimet dhe ministria e Financave. Këto janë faktet se sa shtrenjtë e kam paguar qëndrestarinë e vetmuar dhe baraslargësinë ndaj pushtetarëve dhe familjeve të tyre. Me pak punë kërkimore, këto të dhëna mund ti siguronte edhe OSBE”. Deklaron Astrit Veliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/