VIDEO/14 shtatori, si shndërrua në përleshje me armë ceremonia e varrimit të...

VIDEO/14 shtatori, si shndërrua në përleshje me armë ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit

136
0
Shares

14 shtatori i viti 1998 ka qenë një prej ditëve më të vështira të Shqipërisë.

Mijëra qytetarë pjesëmarrës në ceremoninë e varrosjes së Azem Hajdarit sulmuan Kryeministrinë dhe më pas edhe godina të tjera qeveritare duke shkaktuar kaos dhe mungesë shtetit në të gjithë vendin deri në orët e vona të natës.

Qytetarët dhe opozita fajësuan qeverinë për ekzekutimin e Liderit të Dhjetorit. Protesta e dhunshme u parapri me protesta të tjera përgjatë 13 tetorit në të cilat policia vrau dy persona të tjerë, njëri pranë Piramidës dhe tjetri në krah të ministrisë së Brendshme, që të dy drejtues lokalë të partive të djathta.

Dhuna më 14 shtator filloi kur kortezhi po kalonte para kryeministrisë. Pjesëmarrës në kortezh e vendosën arkivolin me trupin e Azem Hajdarit përpara derës qendrore të saj ndërkohë që në cast filluan të shtëna në breshëri nga oficerë të gardës dhe policisë që ishin vendosur në taracën e godinës së qeverisë.

Dhjetra njerëz në turmë ishin të armatosur të cilët u përgjigjën ndaj breshërive të gardës dhe forcave speciale.

Ende policia nuk ka publikuar zyrtarisht një bilanc të dëmeve në njerëz atë ditë. Megjithatë një qytetar nga Mati mbeti i vrarë para ndërtesës dhe sipas shtypit të kohës u plagosën mbi 90 të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY