Një raport i Departamentit Amerikan te Shtetit te publikuar më 9 shtator ka përmendur rastin e përfshirjes së një deputeti shqiptar në trafikimin qenieve njerëzore. “Korrupsioni ndër forcat e policisë dhe përfaqësimi në instancat më të larta të shtetit shqiptar, si parlamenti, i qytetarëve nga persona me precedentë kriminalë që lidhen me trafikimin e cenojnë besimin se përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes strukturave të saj për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore janë substanciale”, thuhet në këtë raport.
Fill pas publikimit të këtij raporti dha dorëheqje edhe deputeti socialist Arben Ndoka i cili shpjegoi me anë të një letre dënimin që kishte marrë në Itali pikërisht me akuzën trafikimit të qenieve njerëzore.
Shqetësimi tjetër i ngritur në raport është rritja e radikalizmit fetar. Rreth 150 shqiptarë i jane bashkuar ISIS qe nga 2012.
Në një studim të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, vihet në dukje mungesa e përgatitjes të shtetit shqiptar dhe të segmenteve të tjera të shoqërisë për t’u përballur me këtë fenomen dhe për të gjetur përgjigjet e duhura ndaj tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/