Qeveria e Kosovës kufizon rrjetet sociale për Ministrinë e Jashtme

Qeveria e Kosovës kufizon rrjetet sociale për Ministrinë e Jashtme

47
0
Shares

Ministria e Jashtme e Kosovës ka nxjerrë urdhrin që asnjë prej këshilltarëve të kabinetit të Ministrit si dhe personave të kontraktuar nga MPJ të mos përdorin rrjetet sociale.

Nxjerrja e qarkores është arsyetuar me qëllim të ruajtjes së reputacionet të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, atyre u ndalohet çdo komunikim privat në rrjetet sociale që mund të ketë implikim në punën e këtyre shërbyesve.

Madje MPJ ka kërcënuar se mos zbatimi i rregullave bazuar në këtë qarkore do të konsiderohet si shkelje esenciale e kontratës dhe do të merret si shkak për shkëputjen e menjëhershme të angazhimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, raporton Koha.net.

Zëvendës/ministri Petrit Selimi ka thënë se ky vendim ka ardhur pas analizimit të praktikave me ministritë simotra në botë, duke përcjellë hapa të ngjashëm.

“Ata që përfaqësojnë shtetin duhet të kenë kujdes të shtuar sepse në kohërat e sotme ka pak kufij midis rrjeteve sociale dhe qëndrimeve publike”, ka thënë Selimi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY