Presidenti Nishani, dekoron Ibrahim Bashën por kërkon hetim të plotë për vrasjen

Presidenti Nishani, dekoron Ibrahim Bashën por kërkon hetim të plotë për vrasjen

47
0
Shares

Në një ceremoni solemne të organizuar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit shqiptar Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi inspektorin Ibrahim Basha (pas vdekjes), me Dekoratën e Artë të Shqiponjës me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”. Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfaqësues të pushtetit vendor, miq dhe kolegë të Inspektorit Basha.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani theksoi se “Si President i Republikës, nuk do të rresht asnjë moment së kërkuari nga organet ligjzbatuese dhe ato gjyqësore që drejtësia për Ibrahimin të bëhet, e plotë dhe fajtorët të marrin dënimin që meritojnë! Që drejtësia të punojë dhe zëri i saj të dëgjohet fort në mbështetje të organeve ligjzbatuese që ndeshen çdo moment me krimin e organizuar! Si Kreu i Shtetit do të vijoj të kërkoj vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshme që garantojnë një jetesë normale për vetë efektivët e policisë, për familjet e tyre që jo rrallë janë ndeshur me fatin e keq të ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre dhe jo rrallë nuk kanë mundur të gëzojnë kushtet e duhura lehtësuese për fëmijët dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës!” – vuri në dukje Presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY