PD shkarkoi sot drejtorin e rradhës në Berat. Pas deklaratës së PD-së se drejtori i shkollës profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat, Armelin Çili ka qenë i dënuar në vitin 2013 për korrupsion për abuzim të ndihmës ekonomike, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga puna.
Në një deklaratë për mediat, Armelin Çili nuk i pranoi akuzat e bëra nga demokratët. “Akuzat e ngritura ndaj meje janë shpifje, nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga ndihma ekonomike”, tha Çili. Ai tha gjithashtu se këto akuza synojnë prishjen e reputacionit të tij.
Edhe Ministria e Mirëqenies Sociale reagoi pas deklaratave duke thënë se Armelin Çili paraqiti një vërtetim ku nuk tregohej që ishte i dënuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/