Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Llalla me amerikanët – një skuadër tmerri për jakat e bardha

11/09/2015
EMRAT/ Llalla me amerikanët – një skuadër tmerri për jakat e bardha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sapo është publikuar krijimi i Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë për Krime të Rënda.
Nëpërmjet kësaj, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, fuqizon me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.
Në një takim të zhvilluar mesditën e sotme në Prokurorinë për Krime të Rënda, Llalla prezantoi prokurorët e rinj, të cilët kanë përvojë në struktura antikorrupsion në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet proceduriale sa i përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.
Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtëpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror.
Zoti Llalla, u shpreh gjatë takimit se “Njësia Task-Force e Prokurorisë për Krime të Rënda, krahas numrit të lartë të procedimeve, tashmë ka mbështetjen e një numri më të madh prokurorësh, ekspertizën e specializuar të OPDAT-it dhe specialistëve vendas. Për këtë arsye, u kërkoj prokurorëve të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda që të finalizojnë procedimet e deritanishme të korrupsionit dhe hetimit pasuror, si edhe vijojnë menjëherë me rastet që kanë nisur ose janë referuar kohët e fundit”.
Në vijim, Llalla theksoi se “prokurorët që do t’i atashohen kësaj Njësie, ndoshta me të drejtë, mund ta konsiderojnë si vlerësim përfshirjen e tyre në të. Dhe në fakt, është një vlerësim. Por më shumë është një përgjegjësi e madhe, së pari para opinionit publik. Për të dëshmuar gjithnjë e më shumë forcën e ligjit përballë zyrtarëve të ndryshëm në niveleve të larta drejtuese, të dyshuar si të përfshirë në veprime korruptive, si edhe grupeve kriminale, të fuqizuara financiarisht”.

Njësia Antikorrupsion


Dritan Rreshka, shef i Njësisë
Gent Osmani, prokuror
Armand Gurakuqi, prokuror
Anisa Qilimi, prokurore
Enkelejda Millonai, prokurore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.