Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANTITERRORI/ Luftëtarë të ISIS blejnë pasuri të patundshme në Shqipëri – Zonat e lakmuara

11/09/2015
ANTITERRORI/ Luftëtarë të ISIS blejnë pasuri të patundshme në Shqipëri – Zonat e lakmuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë luftuar përkrah ISIS, po investojnë fuqishëm në blerjen e pasurive të paluajtshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Informacioni vjen nga strukturat antiterror .
Nuk dihet ende qëllimi i kësaj nisme, por të gjitha rrethanat të çojnë në arsyetimin paraprak që trojet apo godinat mund të përdoren për qëllime terroriste në të ardhmen. Zona ku është investuar më tepër në pasuri të paluajtshme është trekëndëshi Elbasan – Librazhd – Korçë, e cilësuar si pika më e nxehtë për sa u përket luftëtarëve që kanë shkuar në Siri për xhihad.

Pse?
Lajmin për këto dyshime të arsyeshme e kanë konfirmuar për gazetën “Shqip” burime nga agjencitë ligj-zbatuese, të cilat shtojnë se nuk ka vend për alarm të “dritës së kuqe”, pasi të gjitha institucionet që mbikëqyrin blerjet apo transaksionet e kanë raportuar këtë fenomen dhe gjendja është në kontroll të plotë. Por ajo që shqetëson më së tepërmi organizmat shtetërore është përhapja e këtij fenomeni në të gjithë rajonin tonë, pasi ekziston rreziku që pasuritë e Shqipërisë të keqpërdoren nga grupet e errëta.
Strukturat që mbikëqyrin parandalimin apo goditjen e terrorizmit mendojnë se shkak për këtë ndërmarrje të dyshuar të Shtetit Islamik mund të jetë bërë fakti që shumë prej luftëtarëve shqiptarë që ndodhen në Siri duan të ikin nga lufta dhe shefat e ISIS-it po shfrytëzojnë lidhjet me njerëzit e besuar në Ballkan për të fuqizuar sektorin e investimeve në pasuri të paluajtshme.

Kamuflazhi
Dyshimi për investimet nga persona të pabesueshëm ka ekzistuar qëkur nisën ikjet e para drejt Sirisë, pra që pas vitit 2012, por kohët e fundit duket se është shtuar më tepër.
Burimet që e bënë të ditur këtë lajm, se bëhet fjalë për një metodë kamuflazhi, sipas së cilës elementët që janë në listën e personave të dyshuar për terrorizëm nuk dalin në skenë, por përdorin të tjerë. Burimet përmendin disa blerje dyqanesh dhe shtëpish në rrethet e Elbasanit, Librazhdit apo Korçës, nga persona me disa emra arab, të cilët vlerën fillestare të investimit e justifikojnë me biznese të sapokrijuara.
Nuk përjashtohet as Tirana, nga këto lloj transaksionesh pasurish të patundshme.

Dyshimet
Në një rast, blerësi pretendon se disponon një biznes të regjistruar në QKR, i cili është multifunksional dhe i krijuar para dy vitesh. Ky rast është tepër specifik, pasi në skenë del një emër relativisht i rëndësishëm për politikën shqiptare, pasi ai është “de facto” shitësi i pronës, që tashmë është regjistruar në hipotekë me pronar shqiptarin me emër arab. Deri këtu duket se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, pasi ekonomia e lirë lejon blerje të shumëllojshme, por rasti është raportuar në autoritetin përgjegjës. Fitimet e shumta të një biznesi të sapokrijuar nga investitori, emri i ndryshuar i blerësit dhe dyshimet për adhurim të ISIS-it apo rrymave ekstreme, i kanë bërë autoritetet të jenë vigjilente për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.