Rama flet por nuk dëgjon të zgjedhurit vendorë, kryebashkiakët mesazh nga kamerat...

Rama flet por nuk dëgjon të zgjedhurit vendorë, kryebashkiakët mesazh nga kamerat televizive

58
0
Shares

Të zgjedhurit vendorë, të paktën ata të djathtë, kanë dalë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin dhe disa ministra. Zhgënjimi më i madh ka qenë për faktin se ndërsa kanë qenë të detyruar të dëgjojnë Ramën dhe ministrat, kur ata duhet të flisnin, kreu i qeverisë dhe ministrat janë larguar nga takimi, nën justifikimin e “një axhente të ngjeshur”.
Pas kësaj kryebashkiakët e djathtë kanë zgjedhur kamerat televizive, për ti përcjellë mesazhet kryeministrit Rama.
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka ironizuar me projektet e qeverisë për pushtetin vendorë, duke u shprehur se, “qeveria mendon për një të ardhme futuriste…, jo të tashme”.
Ato që për qeverinë, janë “reforma të pushtetit vendor”, për Frrokajn janë “ca kompetenca, që në fakt janë disa përgjegjësi më shumë, për aq kohë sa nuk u fol dhe ende nuk ka afat për një ligj për funksionimin e pushtetit vendor”.
Më konkret ka qenë në rezervat e tij, kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron  Kapllanaj.
Ai e quajti takimin “të njëanshëm, ku vetëm dëgjuam dhe kur duhet të flisnim, kryeministri dhe ministrat ikën në pretekstin e ‘agjentës së ngjeshur’”.
Në vazhdim te rezervave të tij, që nuk pati mundësi ti shprehte para kryeministrit, Kapllanaj evidentoi se, “kishte paqartësi për borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE, të cilat i trashëgohen pushtetit vendor, por nuk jepen rrugë e zgjidhje si do të veprohet, por kërcënohemi se nëse nuk i shlyejmë do na marrim fondet mbrapsht”.
Lidhur me pjesën e reformave, kryebashkiaku i Mallakastrës u ndal në kompetencat që disa ditë më parë ishte thënë nga ministri Çuçi, se “varësia ndaj arsimit parashkollor dhe parauniversitar, apo ndaj drejtorive bujqësore, do i kaloj pushtetit vendor, por se sot, as nuk u përmendën fare”, u shpreh më tej i zgjedhuri vendor i Mallakastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY