U bënë 4!

U bënë 4!

75
0
Shares

Brenda disa muajsh 4 deputetë të partisë Socialiste ose janë larguar nga Parlamenti ose janë në bankën e drejtësisë ndërkohë që një tjetër deputet i koalicionit është tashmë në paraburgim. Tom Doshi është në një proces hetimor dhe është larguar nga grupi parlamentar i PS-së, Armando Prenga është tashmë i arrestuar dhe de facto i përjashtuar nga grupi dhe PS. Sot deputeti deputeti socialist Arben Ndoka dha dorëheqjen pas akuzave se është i dënuar nga drejtësia italiane për trafik dhe prostitucion. Ndërsa disa muaj më parë deputetja socialiste Luiza Xhuvani dha dorëheqjen nga mandati i deputetes pasi i biri u përfshi në një vrasje të katërfishtë në Tiranë.

deputete ne te zeze prenga ndoka ndreu

Është rast unik në politikën shqiptare që kaq deputetë brenda një partie politike apo koalicioni qeveritar të largohen nga grupi parlamentar ose parlamenti, të ndiqen nga drejtësia, të arrestohen apo dënohen brenda një kohe të shkurtër.

Kjo pamje e rëndë e parlamentit hedh hije mbi standardet e politikës shqiptare. Kush mund të vendosë sot për karrierën në politikë, cilat janë kriteret, cilat janë aftësitë.

A ka të tjerë që duhet të largohen. Janë 19 të tillë. Le të presim nëse do ta bëjnë vetë si Arben Ndoka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY