Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FRANCË 2016/ Shqipëria humbet 0 – 1 me gola ndaj Portugalisë…, por barazon me shtylla

07/09/2015
FRANCË 2016/ Shqipëria humbet 0 – 1 me gola ndaj Portugalisë…, por barazon me shtylla
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjuajtja e Cikalleshit në minutën e 52, dhe topi që kaloi shumë pranë shtyllës së portës portugeze, ishte sinjali se jo thjesht kishte ndryshuar diçka në lojën e përfaqësueses sonë, por se pjesa e dytë do të fliste për Shqipërinë. Rezultat e presionit të ekipt tonë, ishte edhe goditja e shtyllës.
E ndërsa rrjedha e lojës foli për ekipin tonë, ndodhi ajo që nuk pritej, pësuam golin e disavantazhit në minutën e dytë të shtesës nga një goditje me kokë e Velosos. Ishte një goditje dënimi për portugezët, kur Kuarezma krosoi drejt zonës, Veloso kërceu mbi të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë duke kaluar në avantazh portugezët.
Loja e pjesës së dytë, rezultati ne “Elbasan Arena”, por edhe barazimi i Danimarkës me Armeninë, i kanë ndryshuar “pozicionet” e Grupit “I”. Shqipëria ruan ende venidn e tretë në grup, por tashmë me një pikë më pak se Danimarka, me të cilën ndanin vendin e dytë me pikë të barabarta.
Ndërrimet e trajnerit italo-shqiptar, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht lojën e ekipit tonë, e vënë në pozitë ekipin e Portugalisë, por duket nuk mjaftoi, sepse ndëshkimi erdhi, kur nuk pritej, në minutat shtesë.

PJESA E DYTË/ Shqipëri – Portugali, minutë pas minute

46′ Ka startuar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë portugezët.
48′ Shqipëria qëndron sërish mbrapa dhe pret Portugalinë.
49′ Rast i mirë për Abrashin që i krijohet shansi për të goditur nga kufijtë e zonës, por preferon të pasojë dhe humbet një mundësi mjaft të mirë.
52′ Vjen shkëndija e parë nga kuqezinjtë, Cikalleshi provon nga jashtë zone, por topi kalon shumë pranë traut të portës.
53′ Xhimshti ka sërish shansin të shënojë pas goditjes nga këndi, por mbrojtësi nuk koordinohet si duhet.
55′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Abrashi, në fushë Migjen Basha.
58′ Kuqezinjtë janë zgjuar, tashmë topi luhet nga të dyja krahët.
62′ Ajeti ndërpret një aksion të rrezikshëm të portugezëve, por ka mbetur i dëmtuar dhe duhet ndërhyrja mjekësore për ta rikthyer sërish në lojë mbrojtësin kuqezi.
65′ Zëvendësim edhe te Portugalia, largohet Bernardo dhe i lë vendin Kuarezmës.
70′ De Biazi kryen edhe zëvendësimin e dytë, largon nga loja Shkëlzen Gashin dhe hedh në fushë Roshin.
74′ Rasti me i mirë për Shqipërinë, Cikalleshi godet nga jashtë zonës dhe topi devijohet duke u përplasur në shtyllë, aty përpiqet dhe Roshi por pengohet dhe nuk arrin të godasë. Fati me portugezët kësaj radhe. 
76′ Zëvendësim te Portugalia, largohet Dani, në fushë Eder.
80′ Me fat porta e Berishës, Eliseu del i vetëm përballë portës dhe tenton një parabël, por topi kalon fare pak centimetra larg shtyllës pingule.
85′ Zëvendësimi i tretë, largohet Cikalleshi, në fushë Balaj.
87′ Goditje dënimi nga pozicion i favorshëm për kuqezinjtë, gjuan Xhaka, por mbi traun e portës.
90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
90+3′ GOOOOOL! Goditje dënimi për portugezët, Kuarezma kroson drejt zonës, Veloso kërcen mbi të gjithë dhe e dërgon topin në rrjetë, në avantazh portugezët.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FRANCË 2016/ Shqipëria reziston, Portugalia bën presion – goditi një shtyllë
/web/FRANC_2016_Shqiperia_reziston_Portugalia_ben_presion_goditi_nje_shtylle_6919_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.